Për të katërtën ditë me radhë, Turqia ka më shumë se 40 mijë raste me coronavirus

Evropë

Për të katërtën ditë me radhë, Turqia ka më shumë se 40 mijë raste me coronavirus

Më: 5 prill 2021 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Turqisë raportoi se janë regjistruar rreth 43 mijë raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit.

Njëkohësisht, kjo është dita e katërt me radhë me mbi 40 mijë të infektuar në shtetin turk.

Përveç kësaj, 193 persona nuk kanë mundur t’i mbijetojnë pandemisë duke ndërruar jetë, shkruan aa.

Turqia, e cila ka një popullsi prej 84 milionë banorësh, hoqi pjesërisht masat kufizuese në fillim të muajit mars.

Që nga ajo kohë, numri i rasteve të reja po rritet me shpejtësi. Në disa rajone, masa më të rrepta janë rifutur, të tilla si ora e ndalimit në fundjavë.

Restorantet dhe kafenetë, megjithatë, nuk do të mbyllen deri në fillimin e muajit islamik të Ramazanit, i cili fillon në mes të prillit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat