Merr fund izolimi 3-ditor në Itali

Evropë

Merr fund izolimi 3-ditor në Itali

Më: 6 prill 2021 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Italia i është kthyer kufizimeve të mëparshme pasi u kthye tre ditë në zonë të kuqe për shkak të Pashkëve.

Lehtësimi i masave nuk vijon njësoj në të gjitha rajonet të cilat përcaktohen me dy ngjyra, të kuqe dhe portokalli në varësi të rrezikshmërisë nga virusi, ndërkohë që vetëm Sardenja vijon të jetë zonë e bardhë.

Dhjetë rajone mes të cilave Veneto, Lazio, Sicilia, Molise, Liguria, Umbria dhe provincat autonome të Trentos dhe Bolzano rikthehen në zona portokalli ndërsa nëntë rajonet Lombardia, Toskana, Emilia Romagna, Kalabria, Piemonte, Puglia etj, do të vijojnë të jenë zona të kuqe.

Në zonat portokalli lejohet dalja por jo zhvendosja në të tjera komuna. Në vend rihapen shkollat duke respektuar distancën fizike por autoritetet mund të vendosin në çdo rast të kalojnë në mësim në distancë. Baret, restorantet, kinematë vazzhdojnë të jenë të mbyllura.

Në zonat me ngjyrë portokalli, rënia e të infektuarve ka bërë të mundur rihapjen e disa aktiviteteve jo thelbësore, sikundër parukeritë apo qendrat estetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat