Kurz: Austria refuzon përdorimin e vaksinës ruse ‘Sputnik V’ pa miratim nga EMA

Evropë

Kurz: Austria refuzon përdorimin e vaksinës ruse ‘Sputnik V’ pa miratim nga EMA

Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:11
Sebastian Kurz

Austria nuk do të përdorë vaksinën ruse “Sputnik V” derisa Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ta miratojë atë.

Kështu ka njoftuar kancelari austriak Sebastian Kurz, duke shtuar se urdhri për sigurimin e kësaj vaksine shtyhet.

“Shpresojmë që shpejt të miratohet nga EMA pasi çdo dozë shtesë e vaksinës na ndihmon të shpëtojmë jetë”, ka thënë Kurz në një deklaratë.

Efikasiteti i vaksinës “Sputnik V” me dy faza është pritur me skepticizëm nga disa shkencëtarë perëndimorë, pasi Rusia e miratoi atë në muajin gusht të vitit të kaluar, pa pritur rezultatet e provave të plota klinike.

Shumë zyrtarë evropianë ende kanë shqetësime në lidhje me synimet e Rusisë në eksportimin e saj në dhjetëra vende kur ende nuk ka vaksinuar pjesën më të madhe të popullsisë së saj.

Vetëm dy vende të Bashkimit Evropian, Hungaria dhe Sllovakia, e kanë porositur këtë vaksinë, mirëpo vetëm Hungaria e ka përdorur atë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat