Astra është e verdhë, Pfizer është jeshile – pastiçeria që ofron ëmbëlsira me emër të vaksinave

Evropë

Astra është e verdhë, Pfizer është jeshile – pastiçeria që ofron ëmbëlsira me emër të vaksinave

Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Një pastiçeri në Hungari e ka gjetur mënyrën më kreative për të tërhequr klientët, duke servuar ëmbëlsira me emra të vaksinave të COVID-19.

Në pastiçerinë e familjes Sulyan në qytetin e vogël Veresegyhaz, në verilindje të Budapestit keni mundësi të provoni ëmbëlsirën Astra, Pfizer ose Sputnik, shkruan Reuters.

Interesante është se çdo ngjyrë përfaqëson një vaksinë të ndryshme të COVID-19: e verdha është për AstraZeneca, e verdhë më e errët është për Sinopharm, jeshile për Pfizer, portokalli për Sputnik V dhe e kaltër për Moderna.

“Këtu njerëzit nuk kanë një zgjedhje, nuk ka regjistrim dhe nuk ka efekte anësore”, ka thënë pronarja e pastiçerisë Katalan Benko.

“Çdokush mund t’i provojë këto ëmbëlsira, pasi i vetmi efekt i mundshëm anësor do të ishte një buzëqeshje në fytyrën e tyre”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat