Qeveria federale gjermane nuk po bën praktikisht asgjë, kundër rrjetit dezinformues rus

Evropë

Qeveria federale gjermane nuk po bën praktikisht asgjë, kundër rrjetit dezinformues rus

Nga: Christina Brause/Sherif Ramabaja Më: 20 prill 2021 Në ora: 12:40
Dorothee Bär (CSU)

SHBA i kanë vendosur sanksione kundër dezinformimit faqes  "SouthFront". Faqja gjithashtu informon në mënyrë aktive lexuesit gjermano - folës. Politikanët e sigurisë akuzojnë qeverinë gjermane se  nuk po ndërmerr veprime sa duhet dhe në mënyrë të vazhdueshme, kundër kërcënimeve të tilla.

kush është i pasigurt dhe i lehtë për t´u manipuluar. Kjo mund të përbëjë një kërcënim serioz për demokracitë, veçanërisht kur afrohen zgjedhjet që janë aq të rëndësishme. Për shkak të kësaj, fushatat elektorale janë një objektiv i vlefshëm, për ata që qëndrojnë pas fushatave dezinformuese.

SHBA tani po godet aktorët e tillë. Këtë javë Departamenti i Financave i SHBA vendosi sanksione ndaj 16 organizatave dhe 16 personave që pretendohet se u përpoqen të ndikonin në zgjedhjet presidenciale të SHBA në 2020, në emër të qeverisë Ruse.

Rusia përdori "një sistem të zyrtarëve qeveritarë, agjenci dezinformuese dhe kompani" për të "ndikuar fshehurazi" në votuesit amerikanë dhe për të përhapur informacione të rrejshme, në lidhje me "kandidatët politikë dhe proceset zgjedhore dhe institucionet".

Sanksionet drejtohen gjithashtu kundër faqeve të internetit që, sipas Departamentit të Financave të SHBA, operohen nga agjencitë e inteligjencës ruse. Kjo gjithashtu përfshin webfaqen "SouthFront", për të cilën WELT AM SONNTAG raportoi me hollësi në fillim të Prillit.

Kërkimet nga ekipi editorial kishin treguar se gjurmët e faqes së dezinformimit çojnë në Rusi, dhe po ashtu sesi krijuesit e faqes në mënyrë specifike, kërkojnë vullnetarë që do të përkthenin artikujt në gjermanisht.

Faqet e lajmeve të rreme si "SouthFront" janë kanale të rëndësishme me të cilat shtetet e huaja përpiqen të ndikojnë në opinionin e vendeve perëndimore - dhe Gjermania është destinacioni i tyre veçanërisht shpesh: Sipas një vlerësimi nga BE në mes të Marsit , ka pasur më shumë se 700 raste që nga viti 2015, në të cilin Gjermania ishte shënjestra e fushatave dezinformuese, veçanërisht nga Rusia. Në Francë, e cila zë vendin e dytë, kishte vetëm 300. Për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme këtë vit , numri ndoshta do të vazhdojë të rritet.

"Gjermania duhet të përgatitet më mirë"

Sipas Konstantin Kuhle, zëdhënës i politikës së brendshme të FDP, raste të tilla si "SouthFront" tregojnë se sa shtrihet rrjeti i dezinformimit rus në Gjermani. Hapja e rendit kushtetues liberal me lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave përdoret posaçërisht për ta destabilizuar atë. "As autoritetet gjermane të sigurisë dhe as politika e jashtme gjermane, nuk janë të vetëdijshme sa duhet për këtë kërcënim."

Në sfondin e zgjedhjeve federale në gjashtë muaj, Gjermania duhet të përgatitet më mirë kundër faktit që demokracia po minohet nga brenda, sepse shumë qarqe duan modele autoritare të udhëheqjes. Kuhle sugjeron që një task forcë e qeverisë federale, mund të koordinojë përpjekjet e aktorëve të ndryshëm - për shembull shërbimet e inteligjencës dhe Zyrën Federale të Jashtme - në mënyrë që ta mbrojnë më mirë Gjermaninë.

Nënkryetari i grupit parlamentar të Gjelbërve dhe nënkryetari i trupit të kontrollit parlamentar , Konstantin von Notz, gjithashtu kritikoi veprimet e Republikës Federale. Ndërsa vendet e tjera po promovojnë hetimin e një ndërhyrjeje të tillë dhe po e marrin shumë seriozisht rrezikun e ndërhyrjes së koordinuar nga shërbimi sekret, qeveria federale nuk e merr ende seriozisht shkallën serioze të kërcënimit. "Për vite me radhë ne kemi treguar problemet në krye, si për Kancelaren dhe Ministritë e saj të Kancelarisë, ashtu edhe për organet përgjegjëse."

Ndërsa shtetet e tjera veprojnë me vendosmëri, dëbuan diplomatët, vendosën sitë për "SouthFront" si dhe mbështetësit e tyre i vunë në listat e sanksioneve dhe përmirësuan autoritetet e sigurisë, kurse qeveria federale nuk po bën "praktikisht asgjë deri më sot". Von Notz vazhdon: "Refuzimi për t'u marrë në mënyrë adekuate me kërcënimet e reja është bërë ndërkohë një problem masiv i politikës së sigurisë për të cilin Ministri Federal i Brendshëm Seehofer është përgjegjës kryesor".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat