Universiteti i Kentakit u dërgon gabimisht email pranimi 500 mijë studentëve

Evropë

Universiteti i Kentakit u dërgon gabimisht email pranimi 500 mijë studentëve

Më: 20 prill 2021 Në ora: 23:09
Universiteti i Kentakit

Universiteti i Kentakit gabimisht u dërgoi email pranimi 500 mijë nxënësve të shkollës së mesme, për një program që zakonisht pranon rreth 36 studentë në vit.

Por, pas më pak se 24 orë, shkolla e dërgoi edhe një email tjetër dhe kërkoi falje për gabimin, duke thënë se ishte një problem teknik.

“Vetëm një pjesë e vogël e atyre që ishin në listë ishin pranuar”

“Shumica dërrmuese nuk kishin shprehur as interesim për atë program, por sidoqoftë ne pendohemi për gabimin e bërë”, tha zëdhënësi, Jay Blanton.

Shumë student thanë se ata kurrë nuk aplikuan aty dhe madje as nuk e kanë vizituar ndonjëherë faqen e internetit të këtij universiteti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat