AstraZeneca edhe për të rinjtë në të gjithë Gjermaninë

Evropë

AstraZeneca edhe për të rinjtë në të gjithë Gjermaninë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 22:24
AstraZeneca

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn e lejon vaksinën e Astrazenecës në të gjithë Gjermaninë për të gjithë të rriturit. Kjo vlen që tani e tutje. Deri tani, megjithatë, vaksina ka qenë pak e kërkuar.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn (CDU), tha se ata që dëshirojnë të vaksinohen, duhet të kenë mundësi të vaksinohen kundër Coronas në të ardhmen, pavarësisht nga lista ende aktuale e përparësisë – po të zgjedhin si vaksinë AstraZenecan.

Spahn e pati bërë propozimin përkatës të enjten në diskutimet me ministrave e federatës dhe të landeve. Kjo do të mundësonte që nga mbrojtja e plotë e vaksinimit të përfitojnë më shpejt më shumë njerëz. Aktualisht në Gjermani janë vaksinuar 7.1 milionë ose 8.6 përqind e qytetarëve gjermanë. Pothuajse një në tre vetë tretë ka bërë të paktën 1 vaksinë: 30.6 përqind. Në verë, një ofertë vaksinimi pritet të marrin edhe 12 deri në 15 vjeçarët.

Vaksinimet mund të bëhen nga mjekët e familjes

Vaksinimet duhet të bëhen nga mjekët e familjes në landet federale. Ata që dëshirojnë të vaksinohen mund të kontaktojnë mjekët e familjes për t’u vendosur në listën e pritjes për AstraZenecan. Sidoqoftë, sasia e Astrazenecas është e kufizuar në disa lande federale.

Nga ana tjetër, në landin e Rinit Verior-Vestfalisë (NRW), të rinjtë mund të vaksinohen që tani kundër koronavirusit me Astrazeneca nga mjekët e familjes. Kjo u konfirmua nga një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në landin e Rinit Verior-Vestfalisë. E njëjta gjë vlen edhe për Bavarinë, Saksoninë, Berlinin dhe Hessenin. Mecklenburg-Pomerania Perëndimore gjithashtu prej disa ditësh ua vaksinon vaksinën e mbetur Astrazeneca personave më të rinj se 60 vjeç.

Sipas informacionit të Ministrisë Federale të Shëndetësisë (BMG), në maj do t’u dorëzohen mjekëve të familjes rreth 2.8 milionë doza Astrazeneca./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat