Brukseli dhe Pfizer nënshkruajnë marrëveshje për 1.8 miliardë doza shtesë të vaksinave kundër COVID-19

Evropë

Brukseli dhe Pfizer nënshkruajnë marrëveshje për 1.8 miliardë doza shtesë të vaksinave kundër COVID-19

Më: 20 maj 2021 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Brukseli dhe Pfizer-BioNTech kanë nënshkruar të enjten një marrëveshje për Bashkimin Evropian për të marrë 1.8 miliardë doza shtesë të vaksinës kundër COVID-19 deri në vitin 2023.

Sipas medieve të huaja, kontrata gjithashtu mundëson që blloku të blejë një shtesë prej 900 milionë dozash, tha Komisioni në një deklaratë.

Bazuar në këtë kontratë, të gjitha dozat duhet të prodhohen në Bashkimin Evropian dhe se përbërësit e tyre thelbësorë duhet gjithashtu të merren nga blloku.

“Me nënshkrimin tonë, kontrata e re është tani në fuqi, që është një lajm i mirë për luftën tonë afatgjate për të mbrojtur qytetarët evropianë nga virusi dhe nga variantet”, tha Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat