Diktatorët e fundit të Evropës

Evropë

Diktatorët e fundit të Evropës

Nga: Sherif Ramabaja Më: 27 maj 2021 Në ora: 13:22
Presidenti rus Putin dhe homologu i tij Bjellorus Lukashenko

"Askush nuk është më i sigurt", thotë Svetlana Tichanovskaya në një mesazh video. "Ashtu si Romanit kjo mund t'i kishte ndodhur kujtdo". Si një udhëheqëse e opozitës Bjelloruse, Tichanovskaya flet nga përvoja e saj e dhimbshme. Gushtin e kaluar asaj iu desh të arratisej në mërgim në Lituani, pas protestave mbarëkombëtare kundër rizgjedhjes së Presidentit Alexander Lukashenko.

Që nga zgjedhjet në gusht, të cilat BE ende nuk i njeh si të ligjshme, Lukashenko, i cili përmendet vazhdimisht si diktatori i fundit i Evropës , e ka mbërthyer vendin e tij me dhunë, tortura dhe shtypje. Me rrëmbimin e kritikut të regjimit Roman Protassewitsch, përshkallëzimi arriti një dimension të ri. Të hënën, një avion luftarak Bjellorus detyroi zbritjen e fluturimit të 4978 RyanAir nga Athina për në Vilnius, Lituani, mbi hapësirën ajrore Bjelloruse me pretekstin e një kërcënimi për bombë. Protassevich dhe e dashura i tij që po udhëtonin së bashku u arrestuan më pas. Kancelarja Angela Merkel ( CDU ) e përshkroi deklaratën nga qeveria Bjelloruse si "plotësisht të pabesueshme".

"Të gjithë duhet të marrin paralajmërimin, nga BE deri te opozita, brenda dhe jashtë vendit"

Për shkak të raportimit të tij kritik dhe rolit të tij të mëparshëm si kryeredaktor i kanalit opozitar të lajmeve Telegram Nexta, Protassevich ishte në listën shtetërore të terroristëve të kërkuar në Bjellorusi. Qindra mijëra demonstrues u mobilizuan nga kanali i tij, pas zgjedhjeve të diskutueshme në gusht. Sot Nexta ka të paktën 1.2 milion ndjekës. Ndikimi i kanalit të lajmeve bëhet jashtëzakonisht i qartë në funksion të vetëm 9.4 milion banorëve të Bjellorusisë. Protassevich akuzohet nga qeveria se ka filluar protestat në atë kohë. Ai do të përballet me një burgim, deri në 15 vjet.

Për shkencëtarin politik Thomas Jäger, prapa kuazi rrëmbimit nga diktatori Lukashenko qëndron një thyerje e përllogaritur e një tabuje: "Të gjithë duhet të marrin paralajmërimin, nga BE si dhe nga opozita brenda dhe jashtë vendit," thotë ai. Sidomos disidentët që, si Protassewitsch, jetojnë në mërgim në Poloni ose në vendet e tjera fqinje sot, duhet të kenë ndjenjën, se nuk mund të jenë të sigurt askund, thotë Jäger.

"Nëse Lukashenko është nën presion, ai ka tendencë të ketë reagime në qark të shkurtër"

Jakob Wöllenstein jep gjithashtu një mendim të përbashkët si shef i zyrës së Bjellorusisë të Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS). Në të njëjtën kohë, dimensioni i sulmit është një tregues se presioni i brendshëm politik ndaj Lukashenkos, është i madh edhe një vit pas zgjedhjeve. "Po të ndihej Lukashenko i sigurt, ai është mjaft i aftë të ndjekë një politikë të jashtme të ekuilibruar, por nëse vihet nën presion, ai ka tendencë të ketë reagime në qark të shkurtër", thotë Wöllenstein.

Sa i frikësohet Lukashenko lëvizjeve të protestës, zbulohet nga brutaliteti me të cilin regjimi i tij ka goditur popullsinë e vet në muajt e fundit. Makineria e tij shtypëse ka punuar me shpejtësi të plotë që nga zgjedhjet. 35,000 njerëz janë arrestuar që nga gushti i vitit 2020 dhe dhjetëra mijëra janë larguar nga vendi. Organizata për të drejtat e njeriut Vyasna aktualisht klasifikon më shumë se 421 persona në Bjellorusi si të burgosur politikë.

Tortura kundër disidentëve janë çështje e regjimit

Wöllenstein, i cili ka kontakte të mira me qarqet e opozitës, gjithashtu raporton tortura të rregullta kundër disidentëve. Përsëri dhe gjithnjë ai dëgjon se solucione klori derdhen në qelizat e të burgosurve, gjë që çon në acarim të rrugëve të frymëmarrjes dhe syve. Pagjumësia  përdoret gjithashtu si një metodë torturimi. Ndërkohë, vëzhguesit dyshojnë se Roman Protassevich u torturua gjithashtu pas arrestimit. Në një video në të cilën ai pranon fajin e tij të supozuar, ju mund të shihni 26-vjeçarin me make-up dhe një fytyrë të fryrë, dhe hunda gjithashtu duket se i është thyer.

Arbitrariteti i regjimit nuk drejtohet vetëm kundër krerëve të shquar të opozitës, madje edhe veprimet e vogla ndëshkohen. "Njerëzit janë mbyllur në burg për dy javë, sepse ata varën zemra të vogla të kuqe nëpër dritaret e tyre si një shenjë rezistence," raporton Wöllenstein. Kjo nuk përputhet shumë me propagandën e Lukashenkos, se shumica dërrmuese janë në anën e tij. Përkundrazi, krijohet përshtypja e një despoti që ndihet i shtyrë në një qoshe dhe po ashtu si në të kaluarën, shpesh reagon ndaj protestave me një ashpërsi edhe më të madhe.

Çfarë dinte Putini?

Me aq sa mund të shpjegohet sjellja e Lukashenkos ndaj opozitës dhe BE, si dhe roli i Rusisë në çështjen Protassewitch deri më tani ka mbetur i paqartë. Rusia ka qenë gjithmonë mbrojtëse e Bjellorusisë dhe varësia e saj ekonomike nga shteti i saj vëlla, është i pamasë. Revista gjermane "Das Parlament" shkroi vitin e kaluar se, sipas vlerësimeve të kujdesshme nga opozita, subvencionet direkte dhe indirekte nga Moska do të shtoheshin "deri në vitin 2017 në pothuajse 90 miliardë euro".

Kur protestat u frynë pas zgjedhjeve verën e kaluar, ishte vetë Vladimir Putin gjë që nuk ishte për t'u habitur, mbështetësi më i shquar i diktatorit. Me rast e incidentit aktual, po rriten zërat se Moska të paktën, duhet ta ketë ditur për rrëmbimin.

Milan Nic, bashkëpunëtor i Lartë në Shoqërinë Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP), theksoi në "Welt" se sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë dhe Bjellorusisë janë të integruara me njëri-tjetrin. Aksioni, i cili përfshinte një avion luftarak MiG-29, nuk ishte i mundur të ndodhte, pa miratimin e Rusisë. Aksioni mund të ketë qenë edhe një provë provuese, për veprime nga shërbimet sekrete ruse.

Edhe diçka tjetër sugjeron ndërhyrjen ruse, thotë punonjësi i KAS Wöllenstein. Vetëm disa javë më parë agjentët e Bjellorusisë KGB, po ashtu arrestuan anëtarët e opozitës në Moskë. Ky shembull tregon se sa afër punojnë së bashku dy shërbimet sekrete.

Reagimet nga Kremlini deri më tani janë të matura

Në pikëpamje të dyshimit për ndërhyrje, reagimet nga Moska deri më tani kanë qenë të kujdesshme. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Sakharova, shkroi në Facebook se Perëndimi nuk duhet të shqetësohet kaq shumë. Në vitin 2013, me urdhër të SHBA, aeroplani i Presidentit Bolivian u detyrua të ulej në Austri. Interneti është plot me shembuj të rrëmbimeve të dhunshme, uljeve të detyruara dhe arrestimeve të paligjshme ", gjë që kanë bërë rojet e rendit dhe moralit" në Perëndim, tha ajo.

Ministri Sergei Lavrov tha se Minsk kishte premtuar "transparencë të plotë" në hetimin e incidentit dhe se ata "do të merrin gjithashtu ekspertë ndërkombëtarë nëse është e nevojshme". Kjo është një qasje "e arsyeshme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat