I përdornin fëmijët e saj si skllevër, nëna e tyre ju “bën gropën” dy vëllezërve të klanit mafioz

Evropë

I përdornin fëmijët e saj si skllevër, nëna e tyre ju “bën gropën” dy vëllezërve të klanit mafioz

Më: 30 maj 2021 Në ora: 07:16
Itali

Qyteti bregdetar i Ostias i cili shtrihet afër Romës ka vuajtur prej kohësh nga klani mafioz Spada.

Kjo zonë quhet një tokë kontrasti, pasi jahtet luksoze janë prezent në bregdet ndërsa shihen dhe rrugë të shkatërruara dhe të mbushura me mbeturina.

Popullsia lokale është e ndarë në dy pjesë, me shumë janë atë që kërkojnë t'i japin fund kontrollit të mafies mbi qytetin e tyre, dhe të tjerët gëzojnë "mbrojtjen" e familjes së fuqishme. 

Por një nënë e cila ishte lodhur duke parë fëmijët e saj të përdorur si skllevër nga ‘shitësit e vdekjes’ ka marrë guximin dhe ka denonocuar dy vellëzer që i përkasin këtij klani.

Ajo është shprehur se nuk ishte më në gjendje të duronte që fëmijët e saj të rrëmbyer, të torturuar dhe të poshtëruar (madje edhe me shpërndarjen e videove në rrjetet sociale).

Dhe nisur nga ky denoncim dy vëllezër që i përkisnin familjes Spada,  Francesco dhe Juan Carlo Spada, 34 dhe 31 vjeç, u arestuan nga policia në Ostia me akuzat e shpërndarjes së drogës, rrëmbimit, zhvatjes dhe skllavërimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat