Shkencëtari paralajmëron: Britania mund të jetë në valën e tretë të pandemisë

Evropë

Shkencëtari paralajmëron: Britania mund të jetë në valën e tretë të pandemisë

Më: 31 maj 2021 Në ora: 13:22
Britani

Ka shenja se Britania e Madhe është në fazën e hershme të valës së tretë të infeksioneve me koronavirus, thotë shkencëtari që po e këshillon qeverinë britanike, raporton BBC.

Profesori Ravi Gupta, nga Universiteti i Cambridget, ka thënë se ndonëse rastet e reja janë “relativisht të vogla”, varianti indian ka shkaktuar “rritje eksponenciale”.

Ai ka thënë se duhet pezulluar plani për t’i dhënë fund kufizimeve të lidhura me COVID në Angli më 21 qershor.

Sekretari i Ambientit, George Eustice, ka thënë se Britania nuk duhet të përjashtojë mundësinë për të shtyrë planin për zbutje të masave.

Të dielën, Britania ka raportuar më tepër se 3000 raste të reja me koronavirus për ditën e pestë rresht. Para kësaj, Britania nuk e kishte kaluar këtë shifër që nga 12 prilli.

I pyetur nga BBC nëse Britania është në valën e tretë të infeksionit, profesori Gupta ka thënë: “Po, ka pasur rritje eksponenciale të numrit të rasteve të reja dhe së paku tri të katërtat e tyre janë të variantit të ri indian. Sigurisht shifrat e rasteve të reja janë relativisht të ulëta për momentin, por gjitha valët e reja startojnë me shifra të vogla dhe më pas shpërthejnë. Çelësi është se ajo që po shohim këtu janë shenja të një vale të hershme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat