I riu me 50 mijë ndjekës në Instagram vret të dashurën dhe më pas kryen vetëvrasje

Evropë

I riu me 50 mijë ndjekës në Instagram vret të dashurën dhe më pas kryen vetëvrasje

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 21:43
Angel Hernandez Grado

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku është vrarë një 25-vjeçare nga i dashuri i saj.

28-vjeçari Angel Hernandez Grado, i njohur në rrjete sociale S2K Wya ka sulmuar seksualisht të dashurën e tij, më pas e ka mbytur dhe e ka goditur me kokë.

Para se të vdiste, ajo kishte raportuar në polici se i dashuri e kishte ngujuar në apartament për dy ditë. Ajo tha se Grado, i cili kishte 50 mijë ndjekës në Instagram, i tha asaj se do të blinte një armë dhe do ta vriste nëse ajo thërriste policinë.

Ajo ia doli t’ia mbathte pasi Grado u largua nga shtëpia dhe pësoi dy brinjë të thyera, ënjtje në fytyrë dhe të nxira në të gjithë trupin dhe e denoncoi.

Por Grado, influencuesi në botën e automobilizmit, pasi mbyti partneren, filmoi veten teksa kreu vetëvrasje pas një ndjekje një orësh me vetura mes tij dhe policisë, që në fund kishin arritur ta rrethojnë në afërsi të San Diegos në SHBA./tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat