Britania investoi 6.41 miliardë euro në automjetet ushtarake, por ato dalin me defekte

Evropë

Britania investoi 6.41 miliardë euro në automjetet ushtarake, por ato dalin me defekte

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Mangësitë kryesore të dizajnit janë identifikuar në flotën e re të automjeteve të blinduara të Ushtrisë.

Një raport i brendshëm qeveritar që ka rrjedhur, ngre dyshime serioze nëse programi “Ajax Armoured Vehicle” prej 6.41 miliardë eurosh do të dorëzohet në kohë dhe brenda buxhetit.

Problemet përfshijnë dridhje dhe zhurmë të tepruar. Ministria e Mbrojtjes nënshkroi një kontratë për 589 automjete të blinduara në vitin 2014.

Një hetim nga autoritetet qeveritar thonë se “shpërndarja e suksesshme e programit në kohë, kosto dhe cilësi duket të jetë e paarritshme”.

BBC ka parë ekstrakte të raportit, ku thuhet se u gjetën prova bindëse dhe se programi nuk do t’i japë ushtrisë numrin e planifikuar të automjeteve luftarake që ishte planifikuar në vitet 2023/24.

Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria kanë thënë se ata mbetën të përkushtuar ndaj programit Ajax.

Ministria e Mbrojtjes ka shpenzuar gati 4.08 miliardë euro në programin kryesor, i cili ka për qëllim të furnizojë ushtrinë britanike me automjete moderne luftarake.

Ushtria e përshkruan atë si një “aftësi thelbësore” dhe çelësi për modernizimin e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat