Serbi i cili jeton në Francë, e fshehu kufomën e nënës së tij për shtatë vjet në mënyrë që ta merrte pensionin e saj

Evropë

Serbi i cili jeton në Francë, e fshehu kufomën e nënës së tij për shtatë vjet në mënyrë që ta merrte pensionin e saj

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Një burrë që jetonte në Paris, Francë, e mbajti kufomën e nënës së tij në një apartament për shtatë vjet në mënyrë që të merrte pensionin e saj, njoftoi të enjten një gazetë franceze.

Sipas medieve të huaja, burri 47-vjeçar, serb, i identifikuar vetëm si Sasa, u dorëzua në polici të martën në mëngjes.

Ai iu tha autoriteteve se nëna e tij, Zlaka, kishte vdekur nga kanceri në vitin 2014 kur ajo ishte 75 vjeçe. Ajo vdiq e vetme në apartament pa marrë ndonjë trajtim për sëmundjen e saj, tha ai.

Le Paritisen raportoi se një patrullë policie dhe një oficer i policisë gjyqësore, të shoqëruar nga i dyshuari, morën rrugën për në apartament. Trupi i saj u gjet në banjë, i ‘mumifikuar’ në një pozicion fetal dhe i mbajtur në një valixhe i mbuluar me një qese.

Sasa e pranoi se nuk kishte arritur ta deklaronte vdekjen e nënës së tij dhe e mbajti kufomën në mënyrë që të mund të merrte pensionin e saj.

Një burim anonim i tha Le Parisien se hetuesit dyshojnë se burri vendosi ta ‘përfundonte gënjeshtrën’, pasi mori një njoftim dëbimi për nga apartamenti, pasi ai “nuk dinte çfarë të bënte me mumjen”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat