Parlamenti danez miraton ndërtimin e ishullit artificial në Kopenhagë

Evropë

Parlamenti danez miraton ndërtimin e ishullit artificial në Kopenhagë

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 23:02
Ishulli artificial në Kopenhagë

Plani për një ishull artificial i cili do të strehonte 35,000 njerëz, dhe do të mbronte portin e Kopenhagës nga rritja e niveleve të detit, është aprovuar nga Parlamenti i Danimarkës të premten.

Ishulli gjigant, i quajtur Lynetteholm, do të lidhet me kontinentin përmes një rruge unazore, tuneleve dhe linjave të metros.

Aprovimi nga Parlamenti danez i hap rrugë ndërtimit të projektit me sipërfaqe prej 2,6 kilometra katrorë, në fund të këtij viti.

Projekti është kundërshtuar nga ambientalistë, të cilët kanë shprehur shqetësimet për ndikimin që do të ketë ndërtimi i tij.

Plani i ishullit parasheh edhe një sistem të digës përreth perimetrit të tij, me qëllimin që të mbrojë portin nga rritja e niveleve të detit dhe valëve të stuhisë, shkruan BBC.

Nëse planet për ndërtimin e tij shkojnë siç janë paraparë, shumica e fondeve për ishullin e kryeqytetit danez do të shpenzoheshin deri në vitin 2035, ndërkohë që projekti në tërësi, parashihet të përfundojë në vitin 2070.

Grupet ambientaliste tashmë kanë ngritur një rast kundër ishullit në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Në mesin e shqetësimeve të tyre hyn edhe transportimi i materialeve në rrugë, që përfshinë një numër të madh të automjeteve. Sipas tyre, rreth 350 kamionë në ditë do të duhej të kalojnë nëpër Kopenhagë për të bartur materialet, me të nisur ndërtimi e deri në përfundim.

Ndërtimi i ishullit artificial, do të kërkonte rreth 80 milionë tonë dhe për të krijuar tokën.

Jashtë ndërtesës së Parlamentit ku ndërtimi i ishullit kaloi të premten me 85 vota pro dhe 12 kundër, janë zhvilluar protesta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat