Britania paralajmëron pushuesit për rrezikun ndaj rriqrave

Evropë

Britania paralajmëron pushuesit për rrezikun ndaj rriqrave

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Njerëzit që pushojnë në Britani të Madhe janë paralajmëruar të mbulojnë lëkurën për të shmangur sëmundjen që është duke u shkaktuar nga rriqrat.

Këto rriqra të cilat zakonisht gjenden në zona me bar dhe mund të shkaktojnë sëmundje, siç është sulmi në zemër, paraliza dhe artriti, shkruan Mirror.

Ekspertët paralajmërojnë se vala e papritur e nxehtësisë ka çuar në një rritje të rriqrave që pickojnë kalimtarët. Kohëve të fundit në Britani është raportuar edhe një rritje e rasteve të kafshëve që kanë nevojë për heqjen e parazitëve të vegjël.

Shumë herë një viktimë e kupton se është kafshuar vetëm kur një puçërr, flluskë ose skuqje rrethore shfaqet në lëkurë rreth tre javë më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat