E rëndë: 5 vjeçari vdes në makinë pasi babai harroi ta çonte në kopsht – shkoi në punë dhe e la në parking

Evropë

E rëndë: 5 vjeçari vdes në makinë pasi babai harroi ta çonte në kopsht – shkoi në punë dhe e la në parking

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 12:41
Knin

Një djalë pesë-vjeçar është gjetur i vdekur në një makinë në Knin të Kroacisë.

Trupi i pajetë i djalit u gjet në një parking.

Sipas mediave kroate, bëhet fjalë për një pesë vjeçar.

Vdekja e një fëmije në një makinë të mbyllur është tronditëse në vetvete, por detajet e tragjedisë janë edhe më tronditëse.

Babai, ndryshe me profesion ushtar, e çoi bashkëshorten në punë, dhe më pas, para se të shkonte në punë, iu desh ta çonte djalin e tij në kopsht.

Djali, megjithatë, nuk arriti  të shkojë kurrë në kopsht.

Dyshohet se babai ka shkuar në punë dhe nuk e ka kuptuar që djali i tij  ishte duke fjetur në sediljen e pasme të makinës.

Ai parkoi makinën në parking dhe shkoi në kazermë.

Djali mbeti në sediljen e pasme të makinës, i mbyllur. Temperatura e ditës ishte mbi 28 gradë çka bëri që ai të vdesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat