Ulen viktimat në Itali, thyhet rekordi i tetorit të 2020-ës

Evropë

Ulen viktimat në Itali, thyhet rekordi i tetorit të 2020-ës

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 18:02
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 1400 raste të reja me COVID-19 nga 203173 tamponë, ndërkohë që numri i viktimave është 52.

Shifrat e infektimeve kanë pësuar një rritje sot krahasuar me dje që ishin 1255, ndërkohë që rastet e fataliteteve janë ulur, nga 63 të martën, 52 të mërkurën.

Në kujdesin intensiv janë 471 pacientë, 33 më pak krahasuar me dje kurse 5399 janë të shëruarit.

Lajmi i mirë është që të shtruarit sot ishin vetëm 9, shifër që nuk ishte regjistruar që prej tetorit të vitit të kaluar. Qytetarë aktivë me COVID-19 në Itali janë 101855 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat