Princi George mësoi në moshën 7-vjeçare se një ditë do të jetë mbret

Evropë

Princi George mësoi në moshën 7-vjeçare se një ditë do të jetë mbret

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 10:40
Princi George

Mbi djalin e vogël të Princit William dhe Kate Middleton tashmë rëndon pesha e rëndë e mbretit të ardhshëm të Britanisë së Madhe. Mediat raportojnë duke cituar  biografin mbretëror Robert Lassey, se Duka dhe Dukesha e Kembrixhit tashmë i po i bëjnë përgatitje të vogël Princit George për mënyrën mbretërore të jetës.

Lajmin se është një nga mbretërit e ardhshëm ai e ka marrë teksa është vetëm 7 vjeç dhe prindërit e tij kanë njoftuar tashmë përgjegjësitë mbretërore që do të thirret të marrë në të ardhmen.

Sipas Robert Lacey, Princi William nuk ka ndërmend të zbulojë saktësisht se çfarë i tha djalit të tij, pasi ai dëshiron që një ditë të tregojë historinë e tij vetë.

Në fakt, të dy prindërit nuk duan ta fusin djalin e tyre “në mykun e monarkisë”, pasi shpresojnë që institucioni të evoluojë në të ardhmen, në mënyrë që të përputhet në mënyrë më harmonike me rregullat e kohës moderne.

Siç thotë biografi mbretëror: “William nuk dëshiron t’i bëjë djalit të tij atë që i bënë atij. Kjo do të thotë ta mbushë kokën me të gjitha këto rregulla dhe detyrime.”

Image
Princi George
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat