Burri e tradhtoi me sekretaren, gruaja e ministrit të Shëndetësisë mban ende unazën e martesës

Evropë

Burri e tradhtoi me sekretaren, gruaja e ministrit të Shëndetësisë mban ende unazën e martesës

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 14:42
Matt Hancock dhe gruaja e tij

Bashkëshortja e Matt Hancock, Martha, ende mban unazën e martesës, edhe pas lajmeve se ai e ka tradhtuar me sekretaren e tij. Një ditë më parë, “The Sun” publikoi disa foto e video ku ministri i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe, shfaqej duke shkëmbyer puthje pasionante me sekretaren, Gina Coladangelo.

Ndërkohë ditën e sotme, Martha Hancock, e cila ka 15 vite e martuar me Matt, është kapur nga paparaci duke qeshur jashtë shtëpisë së saj.

Martha, mamaja e tre fëmijëve, kishte veshur një fustan me lule dhe mbante syze dielli të errëta.

Gjithashtu u jepte një buzëqeshje të trishtuar atyre që e shikonin. Madje ajo u pa edhe dje jashtë, disa orë pas “The Sun” zbuloi lidhjen jashtëmartesore të burrit të saj.

Ministri i Shëndetësisë tradhtoi gruan e tij me 43-vjeçaren Coladangelo, të cilën e punësoi vitin e kaluar me paratë e taksapaguesve, ndërsa Covid mbërtheu Britaninë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat