Piloti që vrau gruan e tij lidhet me një tjetër vdekje misterioze, çfarë ndodhi me fqinjin e tyre të pasur

Evropë

Piloti që vrau gruan e tij lidhet me një tjetër vdekje misterioze, çfarë ndodhi me fqinjin e tyre të pasur

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 13:45
Caroline Crouch me burrin e saj, Babis Anagnostopoulos

Piloti grek i cili vrau bashkëshorten e tij Caroline, pas një misteri që zgjati rreth 1 muaj, është i lidhur me një tjetër  vdekje misterioze, atë të një shefi restoranti.

Charalambos "Babis" Anagnostopoulos mbyti Caroline Crouch, 20 vjeç, me një jastëk ndërsa vajza e tyre Lydia ishte e shtrirë afër saj.

Policët po hetojnë një lidhje të mundshme midis Babis dhe "bashkëpunëtorit të ngushtë" Stavros Dogiakis, 53 vjeç, i gjetur i vdekur javën e kaluar.

Ata fillimisht besuan se vdekja e tij ishte vetëvrasje, por miqtë po pyesin se si është e mundur kur ai kishte plagë me armë në kokë dhe gjoks.

Dogiakis ishte një fqinj i çiftit në Athinë dhe ata ishin klientë në rrjetin e tij të restoranteve. Policia është përqëndruar në mënyrën se si Babis arriti të paguante pushimet ekzotike, hotelet luksoze dhe motorët me një pagë 3,000 euro në muaj. Telefonat e të dy burrave janë duke u ekzaminuar.

Babis, 33 vjeç, pretendoi në fillim se një bandë e maskuar u fut më 11 maj në shtëpinë e tyre dhe vrau gruan e tij dhe qenin. Por ai më vonë rrëfeu dhe po pret dënimin në burgun Korydallos pranë Athinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat