Parada e komunitetit LGBTI, përplasje dhe arrestime në Turqi

Evropë

Parada e komunitetit LGBTI, përplasje dhe arrestime në Turqi

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:58
Turqi

Gjatë paradës së komunitetit LGBTI të zhvilluar në Turqi, policia arrestoi rreth 20 persona të mbledhur në “Sheshin Taksim” në Stamboll.

Zyra e Guvernatorit të Stambollit refuzoi të autorizonte marshimin, me argumentin e “mbrojtjes së paqes dhe sigurisë publike, shëndetit të përgjithshëm dhe moralit”.

Por, pjesëmarrësit në paradë thanë se policia gjuajti edhe me plumba gome në drejtim të tyre, si dhe u dhunua një reporter dhe më pas u arrestua.

Paradat e komunitetit të LGBTI-s janë ndaluar në Stamboll që nga viti 2014, kur dhjetëra, mijëra njerëz morën pjesë në një marshim nëpër qytet.

Diku tjetër, përfshirë Parisin, ka pasur festime, të zhvilluara pas 18 muajsh kufizimesh pandemike, por pjesëmarrësit ishin të vetëdijshëm për “shtypjen” e anëtarëve në vende të tjera, si Hungaria.

“Unë nuk do të doja të isha në vendin e një personi LGBTI në Hungari tani,” tha Yohann Le Calvez. “Nuk është aq e lehtë sa në Francë, ne jemi me fat këtu”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat