Përmbyset anija në Itali, vdesin 7 emigrantë

Evropë

Përmbyset anija në Itali, vdesin 7 emigrantë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 17:50
Ilustrim

Shtatë migrantë kanë humbur jetën  në brigjet italiane, pasi varka që po i transportonte u përmbys. Anija është fundosur rreth 5 milje nga Lampeduza në Itali.

“La Repubblica”raporton se mes viktimave janë katër gra, njëra prej të cilave thuhet se ishte shtatzëne. Burimet e policisë thonë se ka ende nëntë të zhdukur nga ngjarja e rëndë . Tashmë ka filluar një hetim për të përcaktuar detajet e ndodhisë.

Lampedusa, qendra për strehimin e përkohshëm të emigrantëve dhe refugjatëve është përsëri e mbipopulluar.

Autoritetet po përpiqen të evakuojnë disa nga 660 personat në zona të ndryshme të Siçilisë ose në anije speciale në funksion për të karantinuar “të dëshpëruarit në det”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat