Kthesa e madhe, britanikët i vënë “flakën” dosjes, reagojnë prindërit e Caroline

Evropë

Kthesa e madhe, britanikët i vënë “flakën” dosjes, reagojnë prindërit e Caroline

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 06:31
Babis Anagnostopoulos, Caroline Crouch

E ndërsa u duk se gjithçka u mbyll me faktin që piloti Babis Anagnostopoulos pranoi vrasjen e gruas së tij, britaniken 20-vjeçe në sy të foshnjës, tashmë duket se hetimet në Greqi kanë marrë një tjetër rrjedhë.

Por çfarë ka ndodhur?

“E gjithë kjo ka ndodhur pas artikujve të tre gazetave britanike që i vendosën “flakën” përsëri çështjes, pasi përfshinë pilotin në aktivitete të paligjshme, trafik droge, dhe raportuan se Caroline u vra për shkak se ajo e zbuloi atë” shkruan “Ta Nea”.

Por çfarë thonë hetuesit?

Autoritetet greke nuk e kanë përjashtuar ende këtë skenar, madje janë shprehur se po e hetojnë. Një zëdhënës i policisë greke, Apostolos Skrekas, i tha “ERT” se “ne do të hetojmë të gjitha pistat“.

Po prindërit?

Në të njëjtën kohë, prindërit e Caroline duket se nuk janë të bindur nga përgjigjet e dhëna nga vrasësi mbi motivin duke kërkuar dënim shembull.

“Ne besojmë te drejtësia dhe kërkojmë që të bëhet shembull. Shpresojmë që hetimi do të ndihmojë dhe zbulojë që t’i përgjigjet pyetjes PSE?” kërkuan ata.

Babis Anagnostopoulos e mbyti Carolinën në sy të foshnjës në shtëpinë e tyre në 11 maj, ndërsa për 37 ditë u shpreh se krimin e kryen hajdutë shqiptarë dhe të tjerë gjatë grabitjes, por në fund u zbulua e vërteta që ishte ai krimineli, megjithatë hetimi vazhdon mbi motivin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat