Vrasja e 20-vjeçares/ 6 ditë para se të mbyste gruan, ja çfarë bëri piloti me paratë e vjehrrës

Evropë

Vrasja e 20-vjeçares/ 6 ditë para se të mbyste gruan, ja çfarë bëri piloti me paratë e vjehrrës

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 10:32
Caroline Crouch me burrin e saj, Babis Anagnostopoulos

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares në Greqi që u vra në sy të foshnjës së saj nga burri i vet. Sipas mediave të huaja, 32-vjeçari Babis Anagnostopulos gjashtë ditë para se të vriste Caroline bleu një tokë në emrin e tij me paratë që kishte marrë nga nëna e gruas së tij.

Ndërkohë, këshilltarja e shëndetit mendor të çiftit, zbuloi se Caroline i kishte thënë 32-vjeçarit se donte të divorcoheshin para se të fillonin seancat. Caroline kishte vendosur të divorcohej dhe shkoi tek ajo për ta këshilluar se si të merret me ndarjen përfundimtare. Gjithashtu, raportohet se 20-vjeçarja nuk dëshironte të kishte asnjë marrëdhënie me prindërit e 32-vjeçarit, gjë që tregon fundin e marrëdhënies së çiftit, ndërsa i kishte shprehur edhe "dëshirën" e saj për t’u larguar ajo nga shtëpia.

Ndër të tjera, sipas artikullit të publikuar nga mediat greke, 20-vjeçarja nuk pranonte që pagëzimin e vajzës së tyre, Lidia ta bënin në Athinë dhe kishte vendosur ta pagëzonte atë në Filipine.

Raportohet se që nga momenti i parë që janë dorëzuar këto informacione tek autoritetet, piloti është vendosur në “kornizën” e të dyshuarve për vrasjes e nënës së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat