“Caroline ishte unike në kikboks”, zbulimi i fundit për pilotin, flet shoku: Ai ishte narcist, “bombë”…

Evropë

“Caroline ishte unike në kikboks”, zbulimi i fundit për pilotin, flet shoku: Ai ishte narcist, “bombë”…

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 18:24
Babis Anagnostopoulos dhe Caroline

Mbytja e 20-vjeçares britanike nga burri në sy të foshnjës në 11 Maj dhe që u zbulua 37 ditë më pas vijon që të jetë në qendër të mediave greke, jo më për autorësinë, por mbi motivin, teksa hipotezat janë të shumta, ndërsa piloti vrasës ndodhet pas hekurave.

Piloti Giannis Halvatzis, një nga kolegët e Babis Anagnostopoulos ka rrëfyer në një intervistë për mediat greke se 32-vjeçari ishte i ftohtë dhe narcist.

“Babis ishte gjithmonë pak i largët dhe i ndrojtur, i mbyllur. Ai ishte një pilot i mirë, por edhe pak narcist. Diçka që është disi normale, kur je pilot në një moshë kaq të re” tha ai duke kaluar më pas te lidhja me Carolinën.

“Ne e kishim parë Caroline dhe na bëri përshtypje mosha e saj (e mitur) dhe marrëdhënia e tyre. Ai nuk na tregoi sa vjeç ishte, por dukej sikur ajo ishte një vajzë e vogël”. Lajmi për vrasjen e Caroline dhe faktit që ishte Babis autor “na ra si një bombë” tha më tej ai.

“Gjëja e fundit që më shkonte në mendje ishte që Babis do të vriste një njeri. Në fakt, ai i donte shumë edhe kafshët. Prandaj më bëri përshtypje që ai vrau qenin“.

Giannis Halvatzis tregon edhe bisedën me Carolinën para martesës me pilotin. “Ajo ishte e qeshur, bashkëpunuese, një vajzë shumë pozitive, por dukej se ishte e vogël. Ajo më tha se ata do të martoheshin në Portugali dhe kur e pyeta pse? Ajo më tha “ne duam ta jetojmë martesën tonë si një përrallë“.

Caroline ishte një vajzë aktive dhe, ndër të tjera, merrej me kikboks. Trajneri i saj që nga shkolla e arteve marciale në Alonissos, foli për një talent të rrallë që u detyrua të ndalet, duke nënkuptuar Babisin si përgjegjës.

“Caroline ishte një sportiste shumë e mirë, mbase më e mira që kaloi në këtë shkollë. Ajo ishte një vajzë mrekulli, një talent unik, që fatkeqësisht ndaloi kikboksin jo sepse ajo dëshironte, por sepse atë e detyruan” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat