Gjenden të pajetë në banesë çifti i të moshuarve, shkaqet mister

Evropë

Gjenden të pajetë në banesë çifti i të moshuarve, shkaqet mister

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 23:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një çift të moshuarish në Greqi janë gjetur të pajetë në apartamentin e tyre në Kallithea.

Që ata nuk jetonin më u mor vesh vetëm pasi në zonë kishte filluar të përhapej era e trupave të tyre që kishin nisur të dekompozoheshin.

Rasti është duke u hetuar nga policia, e cila u kontaktua nga fqinjët e të moshuarve pasi nga banesa e tyre nisi të binte era e fortë. Pas ndërhyrjes, policia gjeti të pajetë bashkëshortët, të moshës mes 60-70 vjeç.

 Sipas raportimeve, policia nuk ka konstatuar gjurmë të hyrjes me forcë në banesë.

Tashmë pritet që një ekzaminim mjeko-ligjor të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së çiftit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat