Pallati veror i Erdoganit: 60 milionë euro, 300 dhoma e plazh privat. Plas keq në rrjet!

Evropë

Pallati veror i Erdoganit: 60 milionë euro, 300 dhoma e plazh privat. Plas keq në rrjet!

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Plazhi privat është me rërë të bardhë, deti një mrekulli, dhe vila vetë, pak të thuhet luksoze: pallati veror i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ngrihet në një zonë prej të paktën 85 mijë metrash katrorë në gjirin Okluk Cove në Marmaris e ka 300 dhoma.

Pas “pallatit të bardhë” në Ankara, një kompleks i shtrirë në një sipërfaqe prej 300 mijë metrash katrorë e që llogaritet të ketë mbi 1 mijë dhoma, mbërrin dhe rezidenca verore, e ndërtuar në vendin që strehonte dhe shtëpinë e plazhit të ish presidentit, Turgut Ozal thotë Corriere della Sera.

Sakaq një pallat i tretë duket se është në ndërtim në qytetin Ahlat, të provincës së Bitlisit. E gjithë kjo, në kohën kur Turqia po kalon një krizë të fortë ekonomike, dhe vetë Zonja e Parë, Emine Erdoğan, së fundi e ftoi popullatën të reduktonte porcionet e ushqimit nëpër pjata, për të shmangur mundësitë që ai të çohet dëm, vazhdon e përditëshmja italiane.

Në këtë situatë, ndërtimi i një pallati që kushton 62 milionë euro, ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, ankesa kanë dhe ambientalistët, pasi zona ku është ngritur godina, i është nënshtruar një shpyllëzimi masiv, për t`i hapur vendin ngritjes së 5 strukturave të dimensioneve të ndryshme që strehojnë veç të tjerash dhe personelin, ndërsa ka vend dhe për një pistë helikopterësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat