Kërkohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend

Evropë

Kërkohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 23:25
Ilustrim

Një stuhi e fortë ka goditur këtë të mërkurë disa zona në Itali.

Stuhia ka goditur kryesisht në Novara, Ticino dhe në Vrecelli, zona të cilat janë përfshirë nga reshje, breshëri dhe erëra të forta.

Për shkak të situatës alarmante, rajoni i Piemontes ka kërkuar gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa ndërhyrje të shumta janë bërë nga forcat zjarrfikësve për shkak të rënies së pemëve dhe shkatërrimit të objekteve duke u kthyer në zona jo të sigurta për kalimtarët.

Ndërkohë në zonën e Novarës autoritetet kanë njoftuar edhe për përmbytje të shumta për shkak të stuhisë së fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat