Greqi, 5 viktima dhe 1 465 raste të reja me Covid

Evropë

Greqi, 5 viktima dhe 1 465 raste të reja me Covid

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja me Covid në Greqi. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 465 raste të reja dhe kanë humbur jetën 5 persona.

Sipas raportit të fundit vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në spital 142 pacientë.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 161 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 1,966 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i rasteve është 438,809, nga të cilat 51.2% janë burra, ndërkohë kanë humbur jetën 12 792 qytetarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat