Arrin në 168 numri i viktimave në Gjermani, shkëputet diga e lumit

Evropë

Arrin në 168 numri i viktimave në Gjermani, shkëputet diga e lumit

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Diga e lumit Ruhr në Gjermani është dëmtuar nën vazhdën e përmbytjeve katastrofike në Gjermaninë Perëndimore dhe Belgjikë. Numri i viktimave është rritur në 168.

Siç raporton mediumi gjerman ‘Deutsche Welle’, ky nuk mund të jetë bilanci përfundimtar i tragjedisë, pasi që në të dyja vende ende ka persona të listuar si të zhdukur.

Dëmtimi i digës së lumit Ruhr kërcënon përmbytje tjera, derisa siç thotë mediumi, si pasojë cenohet edhe pjesa jugore e Gjermanisë.

Një numër i madh njerëzish janë regjistruar si të zhdukur, derisa ekipet e shpëtimit po gjejnë vazhdimisht të vdekur në bodrumet e shtëpive, përcjell Gazeta Express.

Të premten, 1,300 njerëz u raportuan të zhdukur, por zyrtarët e policisë thonë se numri është duke u zvogëluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat