Rrezikon të përjashtohet nga Zvicra prostituta e cila kreu marrëdhënie seksuale me të miturin

Evropë

Rrezikon të përjashtohet nga Zvicra prostituta e cila kreu marrëdhënie seksuale me të miturin

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Një prostitutë në Zvicër rrezikon të dëbohet nga vendi, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçar.

I mituri ka rënë në kontakt me prostitutën përmes një faqe në internet. Sipas akuzës, ata kanë lënë një takim ku prostitute do të paguhej me 75 franga (70 euro) për seks me të miturin, raportojnë mediat e huaja.

Bëhet me dije se 13-vjeçari nuk ia ka treguar moshën e vet prostitutës.

Punonjësja e seksit do të dënohet me nëntë muaj me burg me kusht. Sipas legjislacionit zvicerian, nëse prostituta e bën përsëri këtë vepër penale pas kryerjes së dënimit 9 mujor, rrezikon të dëbohet nga shteti për pesë vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat