Pallati Mbretëror thellësisht i shokuar!

Evropë

Pallati Mbretëror thellësisht i shokuar!

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 18:46
Familja mbretërore

Mbretëresha Elisabetë, Princi Charles dhe William thuhet se janë të “shokuar” nga njoftimi i Harry-t mbi një libër të tij me kujtime.

Ndonëse ai vetë e ka bërë të qartë se paratë që do të fitojë ka ndërmend t`i cojë për bamirësi, ekspertja mbretërore Kirstie Allsopp u tregua mjaft e drejtpërdrejtë ne komentet e saj.

Shumë e shohin autobiografinë e 36 vjeçarit si përpjekje “për të fituar para në kurriz të familjes”.

Harry tha se po e shkruan këtë libër “ jo si princi që ka lindur, por si njeriu që është bërë”, dhe Allsopp që këtu e gjen problemin. Sipas ekspertes, ai sërish vazhdon të përdorë titullin e tij, dhe në këtë rast po e bën për të shitur libra! Njerëz të brendshëm e konsiderojnë këtë si libër që mban “emrin e Harry-t, por që është shkruar nga Meghan. Ata thonë gjithashtu se as monarkja e as Charles nuk janë njoftuar paraprakisht për këtë lëvizje, dhe tani vërtet që duket se po lodhen me Dukën e Dukeshën e Sussex!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat