Në Australi rritet zemërimi pas rikthimit të masës së izolimit

Evropë

Në Australi rritet zemërimi pas rikthimit të masës së izolimit

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Më shumë se 13 milionë australianë – rreth gjysma e popullsisë – janë në izolim, pas rritjes së kufizimeve, si pasojë e përhapjes së variantit Delta të koronavirusit. Australia Jugore, territor me 1.7 milion banorë, i është bashkuar Viktorias dhe disa pjesëve të Uellsit të Ri Jugor, duke fuqizuar masën e izolimit të martën.

Banorët e kësaj zone do të qëndrojnë për shtatë ditë nëpër shtëpi, pas identifikimit të pesë infektimeve.

Zemërimi është duke u rritur në këtë vend rreth strategjisë së izolimit, pasi dy qytetet më të mëdha, Sidnej dhe Melbërn po përballen me paqartësi rreth asaj se kur do të hapen.

Deri së fundmi, Australia është lavdëruar për strategjinë e mbylljes së kufijve, programeve të karantinës dhe izolimeve të shpejta.

Prej fillimit të pandemisë, ky vend ka regjistruar më pak se 1,000 viktima me koronavirus.
Mirëpo shpërthimet e reja me variantin Delta, kanë krijuar sfida të reja, si dhe kanë vënë në pah shkallën e ulët të vaksinimit në këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat