Britania e Madhe një hap afër arritjes së imunitetit të tufës

Evropë

Britania e Madhe një hap afër arritjes së imunitetit të tufës

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 18:06
Ilustrim

Britania e Madhe është shumë afër arritjes së “imunitetit të tufës” me 87% të popullsisë së saj me antitrupa ndaj koronavirusit, sipas një studimi  nga Universiteti i Londrës (UCL).

Në të njëjtën kohë, incidenca e infeksionit  në Angli është në rënie në të gjitha grupmoshat për ditën e shtatë radhazi.

Sidoqoftë, përqindja e qytetarëve që duhet të  zhvillojnë antitrupa për të arritur të ashtuquajturin “imunitet të tufës” vlerësohet të jetë në 93% për shkak të mutacionit të Deltës , i cili e bën virusin më ngjitës.

“Nëse nuk ndodh diçka vërtet e papritur, atëherë kjo pandemi ka mbaruar për Mbretërinë e Bashkuar. Unë nuk mendoj se ne do të shohim një rritje të madhe rastesh këtë dimër ose një numër të madh të vdekjeve”, tha për Telegraph profesori David Matthews.

“Unë dyshoj se nuk do të shohim një shpërthim domethënës këtë dimër, as një numër të madh të vdekjeve. Sa më shumë të mbyllim hendekun me 10% të qytetarëve që nuk janë vaksinuar, aq më mirë do të jemi.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat