Turizmi në Itali preket nga “Delta”

Evropë

Turizmi në Itali preket nga “Delta”

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 09:47
Ilustrim

Turizmi italian është prekur nga varianti Delta. Sipas të dhënave nga shoqata tregtare italiane Confcommercio dhe kompania e sondazheve Swg, numri i turistëve ka pësuar rënie në krahasim me vitin 2019, ndërsa një pjesë e italianëve kanë anuluar pushimet.

Më konkretisht, nga 17 milion italianë, 34%  kanë anuluar pushimet, ndërsa 30% janë gati ti anulojnë pushimet, nëse numri i rasteve vazhdon të rritet.

Ndërsa numri i italianëve që kanë vendosur të bëjnë pushime këtë vit është 8 milionë më pak se në vitin 2019.

Numri i pushuesve italianë jashtë vendit është ulur ndjeshëm , pasi 9 në 10 persona preferojnë të kalojnë pushimet brenda kufijve kombëtarë. Mediat italiane, megjithatë, theksojnë se destinacionet e preferuara janë Greqia, Spanja dhe Franca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat