Vala e nxehtësisë në Greqi më e madhe që nga viti 1987, disa vende deri 45 gradë Celsius

Evropë

Vala e nxehtësisë në Greqi më e madhe që nga viti 1987, disa vende deri 45 gradë Celsius

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha sot se vendi ishte goditur nga vala më e keqe e nxehtësisë që nga viti 1987, ndërsa sot meteorologët thanë se në disa zona do të ishte deri në 45 gradë Celsius.

Vala e të nxehtit filloi të enjten, dhe kulmi parashikohet sot dhe nesër, sipas meteorologëve.

Një valë e ngjashme nxehtësie ndodhi në muajin korrik të vitit 1987. Në atë kohë, ajo goditi më së shumti Athinën dhe më shumë se 1.000 njerëz vdiqën nga ajo valë nxehtësie, kryesisht për shkak të mungesës së ajrit të kondicionuar dhe ndotjes së ajrit, raporton euronews.

“Ne po përballemi me valën më të keqe të nxehtësisë që nga viti 1987”, e cila shkaktoi një ngarkesë në rrjetin e energjisë elektrike, tha Mitsotakis. Kryeministri grek tha se autoritetet po bënin gjithçka në fuqinë e tyre dhe u bëri thirrje qytetarëve të “kufizojnë konsumin e energjisë elektrike”.

Meteorologët parashikojnë temperatura prej 40 deri në 42 gradë në ishuj për sot dhe nesër, dhe 41 deri në 43 gradë Celsius në kontinent. Në Peloponez dhe Thesali në veri të Greqisë, do të jetë nga 44 në 45 gradë Celsius. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat