Greqia vendos në dy ishuj turistikë

Evropë

Greqia vendos në dy ishuj turistikë

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Greqia ka vendosur shtetrrethimin gjatë natës si dhe ka ndaluar muzikën në dy ishuj të njohur turistikë. Masat, siç u shpreh zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, u morën për të ndaluar përhapjen më tej të koronavirusit.

Vendi fqinj, që po përpiqet të ngrejë në këmbë sektorin e turizmit të goditur rëndë nga pandemia në këmbë, është duke u përballur po ashtu edhe me zjarre të shumta gjatë valës së të nxehtit që ka përfshirë edhe vendin tonë.

Kufizimet janë vendosur në ishullin Zakynthos dhe në qytetin Chania në Kretë dhe do të hyjnë në fuqi duke nisur nga e premtja e deri më 13 gusht.

Shtetrrethimi vendoset gjatë natës ndërsa muzika është e ndaluar gjatë 24 orëve. Greqia regjistroi 2,856 të infektuar me koronavirus të mërkurën dhe 16 humbje jete, duke bërë që totali që nga regjistrimi i rastit të parë në shkurt 2020 të shkojë në 503,885 dhe 13,013 respektivisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat