Aksident tragjik në Turqi: Nga përplasja e autobusit me kamionin, vdesin 9 persona

Evropë

Aksident tragjik në Turqi: Nga përplasja e autobusit me kamionin, vdesin 9 persona

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 10:28
Pamje nga aksidenti

Nëntë persona humbën jetën në një aksident tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit në Turqi.

Një autobus me pasagjerë u përplas me një kamion në autostradën midis Stambollit dhe Izmirit, pranë Manisës.

Përplasja rezultoi fatale për nëntë qytetarë, gjashtë prej të cilëve humbën jetën në vend, kurse tre të tjerë në spital.

Nga aksidenti mbetën edhe 37 persona të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat