Rrahet gazetari dhe kameramani që po raportonin për zjarret në Turqi

Evropë

Rrahet gazetari dhe kameramani që po raportonin për zjarret në Turqi

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 16:01
Foto

Zjarret tash e sa ditë kanë kapluar shumë qytete të shtetit turk.

Mediat raportojnë për shumë dëme të botës së faunës, por edhe të pemëve në pyjet në Turqi.

Por, reporteri i Halk Tv, një mediumi lokal në Marmaris İçmeler, u sulmua fizikisht sepse po raportonte rreth zjarreve.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet një person, i cili bërtiti se “ne do t’ju bllokojmë kur flisni keq”, theu një shishe dhe shënjestroi kameramanin e Halk TV në vendin e ngjarjes.

Më vonë, gazetari Gokmen Karadag ndaloi transmetimin dhe u përpoq të parandalonte sulmin ndaj tij dhe kameramanit.

Ndryshe, prokuroria turke po e konsideron si fyerje ndaj presidentit dhe shtetit kampanjën “Help Turkey” dhe për këtë ka nis hetimet.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat