“Çmendet” moti, nisin stuhitë, rrufetë dhe erërat e forta që po marrin me vete gjithçka që gjejnë para

Evropë

“Çmendet” moti, nisin stuhitë, rrufetë dhe erërat e forta që po marrin me vete gjithçka që gjejnë para

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 14:27
Ilustrim

Pas nxehtësisë, temperaturave ekstreme dhe zjarreve që përfshinë Greqinë, moti  “ndërroi fytyrë” ku kanë nisur stuhi dhe breshër në shumë zona të Greqisë. Vala e motit të keq filloi që pasditen e së mërkurës dhe arriti kulmin gjatë natës në Greqinë Veriore.

Fenomenet mbetën të forta edhe në orët e para të së enjtes në Halkidiki.Kavala u godit nga breshëri i madh, ndërsa Larissa u përmbyt pas reshjeve të dendura.

Në sheshin kryesor, sipas mediave greke, një pemë u “ça në dysh” dhe tërhoqi telat në shtyllat e energjisë elektrike.

Rrufetë e rëna në Atikë ndezën zjarre në gjashtë vende, por që u shuan shpejt për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Moti i keq preku edhe Evian Veriore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat