Shkon në 31 numri i viktimave, shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në Turqi

Evropë

Shkon në 31 numri i viktimave, shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në Turqi

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 21:04
Pamje nga shkatërrimet në Turqi

Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Turqi. Ka shkuar në 31 numri i jetëve të humbura. 29 prej viktimave janë raportuar në Kastamonu, një nga qytetet më të goditura dhe 2 në Sinop.

Në 3 qytete në veri të vendit autoritetet shpallën gjendjen e fatkeqësisë natyore. Në zonë vijon operacioni i kërkim-shpëtimit. Mediat turke raportojnë se aksioni është i vështirë për shkak të nivelit të lartë të ujit, ndërsa dhjetëra fshatra kanë mbetur të bllokuar nga shembja e urave.

Më shumë se 1,700 persona janë evakuuar me ndihmën e helikopterëve nga zonat e prekura nga përmbytjet.

Image

Akualisht reshjet janë ndërprerë, por meteorologët parashikojnë situatë të vështirë pasi në ditët në vazhdim parashikohet shi intensiv në disa qytete të vendit. Turqia prej më shumë se dy javësh u përball me vatra të mëdha zjarresh të cilat shkaktuan tetë viktima si dhe dogjën mijëra hektarë pyje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat