Nuk i pëlqeu shërbimi në restorant, 52-vjeçari plagos me thikë kamarierin

Evropë

Nuk i pëlqeu shërbimi në restorant, 52-vjeçari plagos me thikë kamarierin

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Një 52-vjeçar italian është arrestuar pasi ka goditur me thikë një kamarier, pasi nuk i kishte pëlqyer shërbimi në restorant.

Ngjarja ka ndodhur në Isola Capo Rizzuto, në Crotone.

Fillimisht, klienti ka nisur të bërtasë ndaj stafit dhe më pas shkoi në kuzhinë, aty ku goditi me thikë 3 herë kamarierin.

52-vjeçari u largua menjëherë nga vendngjarja, por policia arriti që ta arrestonte pas disa orësh.

Ndërkohë, kamarieri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat