Vuçiq i prish punët me Twitter, ja pse

Evropë

Vuçiq i prish punët me Twitter, ja pse

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 21:01
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përgëzoi sot mediat serbe, edhe pse në profilet e lloagrive të tyre në Twitter iu shtua etiketimi si bashkëpunuese me Qeverinë, duke thënë se një bashkëpunim i tillë është diçka shumë normale.

“Epo, është më se normale që bashkëpunojnë me Qeverinë. Pse a do të duhej të bashkëpunonin me manjatë e kriminelë? Ne si shtet nuk i financojmë shumicën e këtyre mediave, ndërsa ata i paguajnë Zërit të Amerikës e BBC-së, ndërsa nuk i kanë etiketuar si mediat qeveritare. Çfarë ka të keqe te fakti që bashkëpunojnë me Qeverinë?”, pyeti Vuçiq, shkruan Kurir.rs.

“E shihni, ata do të donin të ishin censurues të vërtetë. Mezi pres që ta fikin llogarinë time dhe të bëhem një Trump tjetër në botë”, shtoi ai.

Në mesin e mediumeve serbe që Twitter i cilësoi si bashkëpunëtorë të Qeverisë janë Tanjug dhe Kurir.

“Media që bashkëpunon me Qeverinë”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat