Dështon evakuimi pas skenave kaotike/ Avioni holandez largohet nga Kabuli pa asnjë pasagjer

Evropë

Dështon evakuimi pas skenave kaotike/ Avioni holandez largohet nga Kabuli pa asnjë pasagjer

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 17:10
Foto

Një aeroplan ushtarak i dërguar në Kabul nga Holanda për të evakuuar qytetarët holandezë të ndodhur atje u detyrua të ngrihej pa asnjë pasagjer në bord mes skenave kaotike në aeroport të martën.

“Kishte shumë pak kohë“,  i tha ministri i Jashtëm Sigrid Kaag agjencisë holandeze të lajmeve ANP sipas CNN.

“Kishte shumë njerëz në portat e aeroportit, me fëmijët e tyre dhe me familjet e tyre. Është e tmerrshme. Ne jemi përsëri në kontakt me qytetarët holandezë atje. Në këtë rast, ne po flasim vetëm për evakuuesit holandezë dhe me shpresë, situata do të jetë më e mirë nesër. Ne, dhe vendet e tjera evropiane, jemi të fokusuar në vendosjen e qartësisë se si menaxhohet procesi përreth aeroportit”, tha ministri.

Avioni kishte qenë në tokë për gjysmë ore para se të nisej pa asnjë pasagjer.

Ministria e Punëve të Jashtme tha të Mërkurën se ka shtetas holandezë në fluturime të tjera evakuimi që janë nisur nga Kabuli.

“Holanda dhe aleatët e saj po punojnë shumë për të organizuar fluturime shtesë evakuimi. Informacioni i ri do të jepet sapo ministria të jetë në gjendje të konfirmojë përmbajtjen e tij“, sipas tij.

Aeroplani fillestar i dërguar nga Holanda të hënën për të evakuuar njerëzit nga Afganistani nuk ishte në gjendje të ulej në Kabul dhe duhej të kthehej për shkak të skenave të rrezikshme që u shfaqën në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat