​Jansha: BE s’do të hapë asnjë korridor evropian migracioni për Afganistanin

Evropë

​Jansha: BE s’do të hapë asnjë korridor evropian migracioni për Afganistanin

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 18:20
Ilustrim

Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha është deklaruar rreth gjendjes me refugjatë pas rënies së Afganistanit në duart e kryengritësve talibanë.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se “nëse gratë mund të organizohen dhe të luftojnë kundër talibanit në disa pjesë të Afganistanit, kështu duhet të bëjnë edhe burrat”.

“Nuk është detyrë e BE-së ose Sllovenisë të ndihmojnë dhe paguajnë të gjithë në planet që po ikin, në vend që të luftojnë për atdheun e tyre”, shkruan Jansha.

Sot më herët, po në Twitter, kryeministri slloven është shprehur kundër hapjes së korridoreve të migrimit për refugjatët afganë.

“BE nuk do të hapë asnjë korridor evropian migracioni për Afganistanin. Ne nuk do të lejojmë që gabimi strategjik i vitit 2015 të përsëritet. Ne duhet të ndihmojmë vetëm individët që na kanë ndihmuar gjatë operimit të NATO dhe ato vende që ruajnë kufirin e jashtëm të BE -së për ta mbrojtur plotësisht atë”, ka porositur Jansha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat