Kokaina e kapur në Mal të Zi, Abazoviç zbulon vlerën e saj

Evropë

Kokaina e kapur në Mal të Zi, Abazoviç zbulon vlerën e saj

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 16:50
Dritan Abazoviç

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç u shpreh se vlera e kokainës që u zbulua dhe sekuestrua kap shifrën e 100 milionë eurove. “Këto janë gjërat që presin qytetarët nga ne, se droga vlen mbi 100 milionë euro“, tha Abazoviç dhe shtoi se nxitësit e urrejtjes janë financuesit më të zakonshëm të grupeve kriminale.

Ai u shpreh se ajo që ndodhi në Malin e Zi gjatë 250 ditëve të punës së qeverisë në segmentin e luftës kundër krimit është një “arritje e paparë”, dhe se nuk do të ketë më bastione për krimin në vend.

“Gjykoni vetë nëse ata kishin mbrojtje shtetërore më parë, tani është “lojë e përfunduar”, tha Abazoviç. 1.2 ton kokainë që u kap ishte e fshehur në kontejnerët me banane.

Droga ishte nisur nga vendet e Amerikës Latinë për në portin e Tivarit dhe ishte e ndarë në 1205 pako, një pjesë e të cilave kishte sipër mbishkrimin “Covid”.

Policia futi në kurth transportuesit e kokainës duke i lënë të kalonin në port për të mësuar destinacionin e tyre më pas arrestuan dy persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat