Policia e Amsterdam refuzon vëzhguesit e AI kundër ‘profilizimit racor’ në ndalimet parandaluese

Evropë

Policia e Amsterdam refuzon vëzhguesit e AI kundër ‘profilizimit racor’ në ndalimet parandaluese

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 18:09
Foto

Disa grupe civilësh po përdoren së fundmi në Amsterdam, për t’u siguruar që kontrollet e policisë të mos kenë diskriminim apo profilizim racor e etnik mes personave.

Zhvillimi vjen pas një rritjeje të konsiderueshme të krimit të armatosur mes të rinjve, por sindikata e policisë ka kundërshtuar tashmë përfshirjen e vëzhguesve civilë.

Sindikata tha se e konsideronte vendimin si ofendim ndaj profesionalizmit të tyre, afrimin e vëzhguesve të grupit Amnesty International, prandaj ka lëshuar në terren monitoruesit e saj për punën e vëzhguesve civilë.

“Ne nuk besojmë se është e pranueshme të ketë vëzhgues civilë”, tha Jan Struijs kreu i shoqatës së policëve holandezë, pas një takimi me kryebashkiaken e Amsterdam, Femke Halsema. “Veprime si këto shtojnë mosbesimin dhe dyshimin ndaj sjelljes së policisë. Edhe kryebashkiakja mendonte kështu”, tha ai.

“Prandaj ne si sindikata e policisë, po dërgojmë monitorues profesionistë nga radhët tona. Ne do të hartojmë gjithashtu raportet tona mbi punën, pasi nuk kemi besim te vëzhguesit civilë te AI”.

Policia holandeze ka nisur ato që quajnë “ndalime parandaluese” te qytetareve në pesë zona të Amsterdam, pas rritjes së zotërimit të armëve prej të rinjve; në Bijlmer-Centrum, Burgwallen Nieuwe Zijde, Geuzenveld, Dapperbuurt e Waterlandpleinbuurt.

Plani është kritikuar nga grupi i kudondodhur monitorues Amnesty International, i cili insiston për monitorimin kundër profilizimit racor në sjelljen e policëve gjate ndalimeve.

Kjo sipas tyre pasi një sondazh në 2020 nga autoritetet e bashkisë thuhej se më shumë se gjysma e të anketuarve besonin se një profilizim i tillë luante rol në kontaktet e qytetareve me policinë.

Një zëdhënës i Amnesty tha se ka punësuar 45 civilë holandezë për të përdorur në grupet e monitorimit të sjelljes së policisë.

“Në provat e sotme për shembull, do të kontrollohet çdo kalimtar pas një numri të caktuar prej tyre, dhe jo sipas zgjedhjes së policëve,” tha zëdhënësi i Amnesty. “Në këtë mënyrë parandalohet profilizimi etnik. Por gjithsesi ne do të vazhdojmë të kontrollojmë për çdo veprim radikal që mund të ndodhë me oficerët në ditët në vijim”.

Plani i kontestuar parashikon kontrollet e kalimtarëve, çantave të tyre dhe automjeteve. Pjesëmarrja e qytetarëve është e detyrueshme nëse kërkohet nga oficeri, me përjashtim të fëmijëve nën 12 vjeç, familjarëve dhe personave mbi 65 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat