Krimi që tronditi Greqinë/ Një audio me kërcënime i jep tjetër rrjedhë vrasjes së 20-vjeçares nga bashkëshorti

Evropë

Krimi që tronditi Greqinë/ Një audio me kërcënime i jep tjetër rrjedhë vrasjes së 20-vjeçares nga bashkëshorti

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 21:42
Babis Anagnostopoulos, pranoi krimin pas alibisë që ngriti, hetimet vazhdojnë

Policia greke vazhdon të hetojë vrasjen makabre të ndodhur në Greqi muaj më parë ku piloti grek vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare.

Gjithçka ndodhi në sy të foshnjës së vogël 11 muajshe. Edhe pse piloti, Babis Anagnostopoulos, pranoi krimin pas alibisë që ngriti, hetimet vazhdojnë.

Zëri që bënte kërcënimet në telefon ndaj psikologes Eleni Mylonopoulou, ku shkonte viktima, nuk ishte i Babis. Sipas gazetës Spirto, Mylonopoulou, në dëshminë e saj rreth një muaj më parë tha se ishte marrë në telefon nga një person rreth datave 21-25 maj, kur filloi të bëhej publike se ajo kishte zhvilluar seanca me çiftin. Përveç kërcënimeve me telefon, ajo pretendoi se kishte pasur edhe sulme ndaj makinës së saj.

Psikologia i tregoi policisë për 20 seancat që pati me viktimën, nga tetori 2020 deri në shkurt 2021, ndërsa zbuloi se Caroline ndjehej e bllokuar nga piloti 33-vjeçar, Babis Anagnostopoulos.

Sipas të njëjtave burime, Caroline i kishte thënë: “Unë jam e dashuruar me personin dhe përrallën që kisha ngritur në mendjen time, por e urrej bashkëshortin tim.”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat