20 vjeçari i futet në shtëpi 88 vjeçares për ta grabitur, e dhunon deri në vdekje

Evropë

20 vjeçari i futet në shtëpi 88 vjeçares për ta grabitur, e dhunon deri në vdekje

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Mediat Helene shkruajnë se një hajdut 20-vjeçar ka vrarë një 88-vjeçare, teksa u fut për të grabitur banesën e kësaj të fundit.

I riu ishte futur në shtëpi përmes derës së prapme. Ai nuk e dinte se brenda ndodhej gruaja, por kur pikasi praninë e saj, ai nisi ta dhunonte që t’i tregonte se ku ndodheshin paratë.

Por e moshuara nuk e ka përballuar dhunën barbare dhe kësisoj ka ndërruar jetë. I riu është larguar nga banesa pa marrë asgjë, pasi është trembur kur gruaja humbi ndjenjat.

20-vjeçari është arrestuar nga policia dhe mbi të, veçse vepra penale e tentativës së vjedhjes rëndon dhe ajo e vrasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat